Halili nuk dorëzohet: Jam vetë mbi “kalë” dhe do qëndroj

Nga:Glendi Tafaj

Updated: 15:44 - Qershor 17, 2017

Një dem i tërbuar është shfaqur presidenti i Tiranës Refik Halili në atë që duhet të ishte takim prezantues për trajnerin e ri Ze Maria, por që rezultoi në nje analizë të pasur me akuza për rënien e bardhebluve në kategorinë inferiore. Numri 1 i klubit kryeqytetas qartësoi se nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Tirana dhe se askush nuk i ka kërkuar blerjen e aksioneve.
Halili nuk nguroi të merrte përgjegjësinë për sezonin katastrofik të 24 herë kampionëve, por nuk la jashtë as administratën dhe akademinë duke deklaruar se klubi do të çrrenjoset plotësisht.

Ndërkohë trajneri i sapo emëruar Ze Maria deklaroi se objektivi primar është rikthimi në superiore dhe gjithashtu edhe promovimi i të rinjve.

Ze Maria: “Dua të falenderoj klubin dhe presidentin që më dhanë mundësinë të drejtoj një nga skuadrat më të mëdha të Shqipërisë. Për mua është nder, pavaresisht vështirësive ku ndodhet ekipi. Kam përvojen e mjaftueshme për të drejtuar Tiranën. Objektivi ynë kryesor është të rikthehemi sa më shpejt në superiore dhe duhet të promovojmë të rinjtë. Duam edhe ndihmën e tifozëve.”
Sëbashku me Ze Marian u prezantua edhe drejtori i ri administrativ Gerti Dajçi, ndërsa u zyrtarizua edhe drejtori i ri i akademisë që do të jetë Sulejman Mema.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *