Grezda zgjidhet lojtari i javës në Kroaci

Updated: 17:37 - Shtator 12, 2017

Ai u bë protagonist në fundjavë në kampionatin kroat teksa shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes që skuadra e tij luajti ndaj Hajdukut të Splitit, duke i dhuruar fitoren 2-1.

Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares shqiptare, dhe Osijekut, Eros Grezda.

Për shkak të paraqitjes së mirë që dhuroi në fushë dhe rëndësisë së golit që shënoi, gazeta “Sportske Nogomet” e ka vlerësuar futbollistin shqiptar duke e përzgjedhur si lojtarin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *