Goli i Gashit më i bukuri i javës në SHBA

Updated: 11:58 - Gusht 19, 2016

Major Leauge Soccer 
Super gol i Shkelzen Gashit me skuadren e tij ne ndeshjet e kampionatit amerikan, dhe qe eshte konsideruar si goli me i bukur i javes.

Sulmuesi kuqezi Gashi shënoi në kohën e duhur, në fitoren 2-1 ndaj Real Salt Lake, fundjavën e kaluar, ashtu si Gashi realizoi golin më mbresëlënës në barazim 1-1, kundër LA Galaxy. Ekzekutimi perfekt i Shkëlzen Gashit është shpallur goli më i mirë i javës së 23-të të MLS (kampionatin amerikan të futbollit).

Lojtari i kombëtares kuqezi ia ka dalë të triumfojë me vota ndaj rivalit Nico Lodeiro, me këtë rast, duke kryesuar në mbyllje të sondazhit me 63.56 % të votuesve, të cilët e kanë pëlqyer me të drejtë mrekullinë e shqiptarit të Colorado Rapids.

Spikati ne kete ekzekutim mënyra e festimit të Shkëlzen Gashit, i cili improvizoi lëvizjet e famshme të Brus Li. Vetë lojtari ka shpjeguar përmes Facebook se mënyra e festimit të tij kishte qasje me aktorin e famshëm të arteve marciale.

“Çliroje mendjen, bëhu pa formë, si uji. Bëhu si uji, miku im. Filozofia e Brus Li”, – shkruante si status bashkëshoqërues të videos së golit të shënuar ndaj LA Galaksi dhe festimit të veçantë.

Gashi vazhdon te jete ne fushe me ekipin e tij dhe te kete minutazhin e duhur. Gjate Europianit ai gaboi ne nje rast fatal mosshenimi ne ndeshjen me Zvicren fare I vetem me portierin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *