Goleade e Chealsea- it, Roma dhe Atletiko e mbyllin në ekulibër  në “Olimpiko”

Updated: 12:40 - Shtator 13, 2017

Chelsea i  Londrës per llogari të grupit C ka arritur të shpartallojë skuadren e Karabakut me rezultatin e thelle 6-0. Anglezët kanë dominuar totalisht  në stadiumin “Stamford  Brixh” përballë kampioneve të Azerbajxhanit Karabak, të cilët kishin premieren e tyre në grupet kompeticionin  Champions League.

Në këtë ndeshje nuk u aktivizua kapiteni i kombëtares  shqiptare të futbollit Ansi Agolli, i cili eshte i demtuar që me ndeshjen me Maqedoninë.

Londinezet e nisen mjaftë mirë takimin duke kaluar në avantazh në minutën e 5-të, me autor sulmuesin spanjoll Pedro Rodrigez. Në minuten e 30 blute dyfishojne rezultatin me mbrojtesin e  ofruar gjate merkatos së verës Zapakosta. Me kete rezultat mbyllet pjesa e parë e takimit.

 Në të dytën “blutë” e Londrës do te ishin me nje “marsh” me teper dhe si pasojë do trefishojnë rezultatin në minuten e 55 me mbrojtesin spanjoll Cezar Aspilikueta. Në minuten e 71-të,  mesfushori francez i ardhur nga Monako Bankajoto i coi shifrat ne 4-0.

 6 minuta me pas sulmuesi belg Batshuai realizoi eshte te pestin per vendasit. Golaeda  kompletua nga nje  autogol me protagonist Medvedev ne minuten e 82- të . Në ndeshjen  tjeter të grupit C  qe u luajt n ne “OLIMPIKO” Roma vendase nuk vajti më shumë se nje barazim i bardhë me spanjollet e Atletiko Madritit.

Edhe pse u luajt me një intensitet të larte, dhe pati shumë raste për shënim nga te dy skuadrat përkatëse, portierët e te dyjave skuadrave ulen realisht qepenat e portave. Perfundimisht, 0-0 , nga nje pike te dy skuadrat.

Keshtu ne grupin c,  Chelsi me fitoren e arritur eshte ne vendin e pare me 3 pike,ndjek Atletiko dhe Roma ne nga 1 pike dhe mbyll klasifikimin debutuesit e Karabak me 0 pike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *