Gjyqtari i njohur përjashtohet përjetë nga futbolli

Updated: 17:57 - Mars 20, 2017

Gjyqtari i njohur nga Gana, Joseph Lamptey, është përjashtuar përjetë nga futbolli.

Komisioni disiplinor i FIFA-s e ka përjashtuar nga cdo aktivitet i futbollit gjyqtarin ganez, pasi është gjetur fajtor në rastin e ngritur kundër tij, për manipulimin e ndeshjeve.

Lamptey është gjetur fajtor për manipulimin e ndeshjes kualifikuese të Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit, ndeshje kjo e zhvilluar më 12 nëntor 2016.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *