Gjobitet Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit duhet t’i paguajë 2000 euro klubit

Updated: 12:58 - Shtator 13, 2017

Pasi është lënë në stolin e rezervave në ndeshjen premierë të Superiores, Alban Hoxha kapiteni i Partizanit është ndëshkuar edhe me një gjobë 2 000 euro, për thyerje të rregullave në klubin e kuq.

Duket se  Moxhi dhe italinet e tjerë e kane nisur me dore të hekurt  administrimin italian të Partizanit. Moszbatimi i rregullores  së brendshme do t’i kushtojë jo pak futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit. Partizani ka nisur një epoke me dorë të “të hekurt” , dhe i pari që bëhet shembull është kapiteni Alban Hoxha.

Duket filozofia italine është e njëjtë pak a shumë si në rastin Cikalleshi dhe Panuçi në kombëtaren e madhe. Shkak u bë thyerja e disiplinës, ku pas ndeshjes Moxhi tregoi rregullat që kishte thyer portieri.

Kthimi me vonesë nga dy ndeshjet e Kombëtares, si dhe largimi pa leje nga grumbullimi i ekipit, një natë para ndeshjes me Laçin, ishin shkaqet që i detyruan drejtuesit e klubit për të marrë vendimin ndëshkues ndaj portierit.

Në një klub futbolli ka rregulla që janë për t’u respektuar dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Ne preferuam të marrim përsipër edhe riskun, pasi më mirë të humbasësh një ndeshje dhe t’u përmbahesh rregullave. E rëndësishme është që të ndjekim rregullat e klubit. Kohëzgjatja e dënimit? Ndëshkimi mbaroi me ndeshjen me Laçin, pasi qëndroi në pankinë. Sigurisht që do të ketë edhe masa financiare dhe tashmë shpresojmë ta ketë kuptuar se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në klubin tonë”, kështu u shpreh Luçianomoxhi  pas ndeshjes me Laçin.

Rasti Hoxha i jep nje mesazh te qarte  pjesën tjetër të skuadrës, asnjë nuk është i pazëvëndësueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *