Gjermani: Vjen nga D2…Hanover kryeson provizorisht Bundesligën

Updated: 12:25 - Shtator 16, 2017

I ardhur nga D2 ne eliten e futbollit gjerman, Hanover ka marre te premten ne mbremje kryesimin  provizor te Bundesliges, pas fitores ndaj Hamburg (2-0) ne ndeshjen per javen e 4-t te kampionatit.

Hanover ka 10 pike pas kater javeve te para. Dortmund dhe Hoffenheim, qe kane nga 7 pike, do te ndeshen te dielen me Keln dhe Hertha per te shkuar ne krye te renditjes.

Me tre fitore dhe nje barazim, Hanover ka realizuar performancen me te mire se Leipzig ne sezonin e kaluar, qe ne kater jave kishte marre 8 pike, para se te shpallej nenkampion i Gjermanise ne fund te sezonit.

Kampionet ne fuqi te Bayern Munich, ne krize, qe ndodhen ne vendin e 6-te me 6 pike, do te presin ne fushen e tyre te shtunen Mayence./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *