Genoa-Sampdoria kryesfida e javës në Seria A

Updated: 12:28 - Nëntor 4, 2017

Derbi mbetet një derbi pavarësisht pozicionimit në rënditje.

Kryesfida e javës së 12 në Seria A  luhet sonte në mbrëmje në Luigi Ferrari, ku Genoa pret rivalët e qytetit Sampdorian.

Edhe pse kuqeblutë vijnë në këtë derbi qyteti pas një fillim sezoni për t’u harruar ku pas 11 javësh kanë grumbulluar vetëm 6 pikë, plot 14 pas bardhekaltërve, që me Marco Giampaolo “në timon” ka objektiva madhor, një vend në grupet e Europa League, spektakli nuk pritet të mungojë

Skuadrat po kalojnë një formë komplet të ndryshme dhe përballjen e fundit e tregojnë këtë. 6 pikë në 11 ndeshje janë pak për një skuadër me histori në futbollin italian.

Javën e kaluar Genoa u mund edhe nga Spal që këtë vit është ngritur për herë të parë në Seria A, ndërsa Sampdoria “shkatërroi” 4 me 1 Kievon.

Takimi vjen në kohën e duhur për të dyja ekipet, ku një fitore do rriste moralin e një sezoni që sapo ka filluar sepse derbi është derbi dhe ai vlen sa i gjithë kampionati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *