Gashi lojtari i vitit, tifozët e Colorados e votojnë si më të mirin e skuadrës

Updated: 21:13 - Tetor 24, 2016

Shkëlzen Gashi u largua nga Baseli drejt SHBA duke braktisur një ligë europiane për kampionatin amerikan të futbollit dhe duke marrë me vete edhe faturat e një dështimi të mundshëm në një skenë që nuk renditet në majat e futbollit botëror.

Megjithatë 8 muaj pasi nënshkroi për Colorado Rapids duket se 28 vjeçari është kthyer në emblemën e skuadrës me qëndër në qytetin e Denverit. Golat e realizuar nga lojtari i kombëtares shqiptare sepse mbetet i tillë edhe pse De Biasi nuk e përfshiu për dy takimet e fundit ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës, kanë qënë vendimtar dhe spektakolar për ekipin e drejtuar nga Pablo Mastroeni.

Aftësitë dhe cilësitë e Gashit tërhoqën vëmëndjen e mediave përtej atlantikut dhe fituan ngrohtësinë e tifozëve të Colorados, pasi këta të fundit me votat e tyre e kanë vlerësuar futbollistin shqiptar si lojtarin e vitit tek Rapids.

Një shpërblim jo i vogël sidomos kur në skuadër ka elementë si ish portieri i Manchester United  e Everton, Tim Howard apo ish mesfushori i Schalke 04, Jermain Jones. 28 vjeçari kuqezi ka zgjedhur rrjetet sociale për të falenderuar gjithë fansat e Rapids që e votuan si lojtarin më të mirë të skuadrës për këtë edicion

“Çfarë sezoni kemi pasur, si skuadër kemi thyer rekord pas rekordi dhe tani vjen edhe ky cmim i vecantë nga ana e tifozëve për mua. Lojtari i vitit,  është një nder, faleminderit” – shkruan Gashi.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar 9 gola në 24 takime të luajtura teksa Colorado e mbylli sezonin e rregullt në vendin e dytë në konferencën e perëndimit dhe tashmë synon titullin në fazën e  “play-off” -it, ku fillimisht i duhet të triumfojë në këtë konferencë dhe rivalët kryesorë janë teksanët e Dallasit.

14581521_1585539521754253_7410072180732002949_n

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *