Gary Medel drejt largimit nga Interi

Updated: 15:25 - Korrik 6, 2017

Gari Medel nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalleti dhe duket se do të largohet shumë shpejt nga Milano.

Zikaltrit janë duke vlerësuar ofertat e mbërritura në drejtim të tij, ku bien në sy ato të Trabzonspor, Tigres dhe Boca Juniors, ekip me të cilin Medel është aktivizuar për dy sezone, në vitet 2009-2011.

Presidenti i Beshiktash pretendon se ka arritur akordin me Interin, për transferimin e mesfushorit nga Kili dhe se ka filluar negociatat me vetë futbollistin.

“Kemi një akord me Interin, për blerjen e Gary Medel dhe vetëm prej pak orësh jemi futur në bisedime me futbollistin. Nuk mund të negocionim më herët, për shkak të angazhimeve të Medel në Kupën e Konfederatave, me Kilin”, tha presidenti i klubit turk, Muharrem Usta.

Medel aktivizohet te Inter prej tre sezonesh dhe ka qenë një titullar i vazhdueshëm me thuajse të gjithë trajnerët që kanë drejtuar zikaltrit gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *