Gabimet në Superiore, FSHF pezullon zyrtarisht dy arbitra

Updated: 17:48 - Prill 20, 2017

Paralajmërimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka bërë me dije një ditë më parë se do të marrë masa drastike ndaj arbitrave që kanë gabuar dhe vetëm një ditë më pas ka ardhur edhe vendimi i parë.

Bëhet me dije se Andi Koçi dhe Lorenc Jemini dy gjyqtarët që kanë stemën e FIFA-s në vendin tonë, janë pezulluar pa afat për gabimet që kanë kryer. Madje Jemini ishte parashikuar që të drejtonte një ndeshje në kampionatin e Luksemburgut, por FSHF e ka hequr emrin e tij nga lista, duke vendosur Enea Jorgjin./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *