Formula 1, Vettel shpreson ende, niset i pari në pistën e Meksikës

Updated: 22:20 - Tetor 28, 2017

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka rezultuar më i shpejti në provat zyrtare (me kohën 1:16:488) për Çmimin e Madh të Meksikës, duke siguruar kështu edhe Pole Position në garën e së dielës.

Pas gjermanit do të jetë piloti i Red Bull, Max Verstapen.

Gabimi në kthesën e fundit i ka kushtuar shumë Lewis Hamilton, i cili do të niset i treti, por edhe ky pozicion është mjaft komod për britanikun, pasi me një llogaritje të thjeshtë ai duhet të përfundojë garën i 5-ti për t’u shpallur kampion të dielën mbrëma.

Piloti i Mercedesit ka një avantazh prej 66 pikësh përkundrejt gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar 3 gara me 75 pikë në lojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *