Formula 1, Vettel fiton Australian Grand Prix

Updated: 11:47 - Mars 26, 2017

Sebastian Vettel (Ferrari) fitoi sot garën e hapjes së sezonit të ri të Formula 1 (Australian Grand Prix) duke kaluar Lewis Hamilton (Mercedes).

Vettel e nisi garën pas Hamiltonit, por arriti ta parakalojë në xhiron e 24-t nga 57 xhiro që ka cirkuiti i Melburnit.

Hamilton, i cili bëri një ndalesë në xhiron e 18-të për të ndërruar gomat, u pengua edhe nga Max Verstappen (Red Bull), çka ishte edhe momenti kryesor i garës së sotme.

Ferrari nuk fitonte një garë që nga Singapore Grand Prix, më 20 shtator 2015.

Valtteri Bottas (Mercedes) u rendit i treti dhe i katërti Kimi Raikkonen (Ferrari)./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *