Formula 1, Lewis Hamilton fiton çmimin e madh të Belgjikës

Updated: 17:02 - Gusht 27, 2017

Lewis Hamilton është fituesi i cmimit të madh të Belgjikës në Formula 1. Piloti britanik u rendit i pari në pistën “Spa Francorchamps” duke i rezistuar sulmeve të njëpasnjëshme të gjermanit Sebasastian Vettel.

Piloti i Ferrarit, i cili është i vetmi rival i drejtpërdrejtë për titullin kampion në këtë sezon, përfundoi garën i dyti.

Podiumin e çmimit të madh të Belgjikës e plotësoi Ricciardo me Red Bull, duke lënë jashtë tij dy finlandezët e Ferrarit dhe Mercedesit, Raikkonen e Bottas.

Me këtë fitore, Hamilton shkurton distancën me Vettelin kryesues në vetëm 7 pikë në renditjen për pilotë, ndërsa sa i përket renditjes për konstruktorë, Mercedesi dominon në krye, përpara Ferrarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *