Fiton Partizani, barazim 1-1 në Laçi-Flamurtari, Kamza ndëshkon Vllazninë

Updated: 19:37 - Tetor 16, 2017

Partizani rregjistroi suskesin e dytë rradhazi duke thyer 2-0 Lufëttarin. Kamza ndëshkoi Vllazninë, teksa në barazim 1-1 u mbyll Laçi-Flamurtari.

Partizani duket se më në fund ka gjetur marshin e duhur. Të kuqtë arritën një tjetër sukses pas atij në Durrës. Skuadra e Iulianos fitoi në “Selman Stërmasi” kundër Luftëtarit me rezultatin 2-0.

Lojtaret e Partizanit, duke festuar shenimin e golit te pare, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Luftetari i Gjirokastres, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne kryeqytet./FOTO: LSA

Goli i epërsisë erdhi në pjesën e parë me Sukajn që devijoi në rrjetë një pasim të Prognit. Mesfushori nga Tropoja ishte protagonist edhe në rastin e  golit të dytë. Një tjetër krosim i tij i dha mundësinë Lorenc Trashit të realizonte me kokë. 11 minuta nga mbyllja pati kohë edhe për një karton të kuq i cili shkoi në drejtim të Krasniqit, i cili ndali Bregun që po i drejtohej i vetëm portës. Fitore me mjaft vlera dhe shumë e rëndësihme për Partizanin sidomos në aspektin moral.

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Luftetari i Gjirokastres, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne kryeqytet./FOTO: LSA

FUTBOLL PARTIZANI LUFTETARI – Lojtaret e Partizanit, duke festuar shenimin e golit te pare, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Luftetari i Gjirokastres, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne kryeqytet./FOTO: LSA

Në takimet e tjera, Laçi barazoi përballë Flamurtarit në qytetin e Krujës. Golat u shënuan nga Rexhinaldo dhe Bushiç, ndërsa Kamza mposhti 1-0 Vllazninë. Protagonist për skuadrën e  Ndreut ishte Imeri. 

Ndeshja e futbollit, Kamza-Vllaznia e Shkodres, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen e Kamzes./FOTO: LSA

Ndeshja e futbollit, Kamza-Vllaznia e Shkodres, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen e Kamzes./FOTO: LSA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *