FIFA World Player, mediat spanjolle: Ronaldo fitues, pas tij Messi

Updated: 16:41 - Dhjetor 20, 2016

Kristiano Ronaldo do të përfitoj edhe shpërblimin tjetër individual “FIFA World Player”. Sipas mediave spanjolle është thuajse zyrtare që më 9 janar ky çmim do ti shkoj yllit portugez, ndërsa trajneri më i mirë do të shpallet Klaudio Ranieri i Leicester City.

Cristiano Ronaldo do të shpërblehet edhe me cmimin “FIFA World Player”. Lajmin e bën të ditur e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” që në fakt është e njëjta media që informoi para kohe për triumfin e Cristianos në “Topin e Artë”.

Kjo do të jetë hera e dytë që portugezi e fiton këtë shpërblim individual, pasi për herë parë e ka siguruar në 2008-ën , teksa ky  çmim është rikthyer të jetë një shpërblim më vete pas unfikimit me topin e artë për 5 vite, unifikim që u shpërbë këtë vit.

FIFA World Player nuk përcaktohet vetëm nga gazetarët si në rastin e “Topit të Artë” por edhe nga votat e trajnerëve, kapitenëve të të gjitha kombëtareve anëtare në organizatën që drejton futbollin në botë.

Raportohet se në ndryshim nga triumfi në “Ballon D’Or “ ku diferenca mes 31 vjecarit nga Madeira ishte e madhe, kësaj rradhe distancat janë më të ngushtura, megjithatë sipas “El Mundo Deportios” është e sigurt që më 9 Janar në mbrëmjen gala që do të mbahet në Zyrih të Zvicrës do të jetë Ronaldo fituesi i FIFA World Player.

Vërtetë një vit për tu vendosur në kornizë për Cristianon, kampion Europe dhe bote me Realin e Madridit, triumfues në Euro 2016 me Portugalinë, dhe fitues i topit të artë dhe FIFA World Player-it.

Përsa i përket trajnerit më të mirë gjasat janë të shumta që ky çmim ti shkoj teknikut që realizoi të pabesueshmen me Leicester City-n, Claudio Ranierit, e megjithëse është ende në garë edhe Zinedine Zidane, i cili me Realin fitoi si Championsin po ashtu edhe superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *