Ferit Keta në ring, luftëtari shqiptar përballet më 4 nëntor me gjermanin Thes

Updated: 18:17 - Tetor 30, 2017

Ferit Keta do të zbresë sërish në ring, tashmë për të sfiduar gjermanin Toni Thes për një titull mjaft të rëndësishëm si kundër është ai kampionit të Gjermanisë në boksin profesionist.

Keta po ngjit me shpejtësi shkallët teksa në sfidën e fundit të zhvilluar në këtë disiplinë mposhti polakun Lukas Zygmunt me “knock-out” teknik, teksa më pas triumfoi edhe në duelin për kampionin e Europës në “Kick-box” ku mposhti holandezin Rochel Gumuljo, edhe në këtë rast takimi u mbyll më herët pasi 28 vjeçari shqiptar i shkaktoi “knock-out” teknik kundërshtarit të tij.

Ferit Keta ka fituar mbishkrimin “Princi i ringut të kick-boksit” ndërsa më datë 4 nëntor në Mynih do të ketë një përballje që projektohet si mjaft e vështirë kundër Toni ” The Tiger” Thes.

Gjermani gëzon një karrierë të pasur sidomos në “Kick-boks” ku ka qënë dy herë kampion bote , por edhe në disiplinën e boksit cilësitë e tij kanë dalë në sipërfaqe.

Ky “main event” ka marrë vëmëndjen mediave kryesore gjermane dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga prestigjozja “DSF” tashmë me emër të ndryshuar në “SPORT 1”.

Një duel i ndërlikuar për djaloshin kuqezi, megjithatë vlerat e Ferit Ketës janë në dritën e diellit dhe optimzimi sidomos pas përgatijeve intensive sëbashku me trajnerin Ismail Keta, është i lartë në kuadër të kësaj beteje sportive. Boksieri 28 vjeçari u shpreh gati në prag të sfidës që mund ti siguroj një tjetër titull.

Ferit Keta aktualisht ka një rekord të përsosur në boksin profesionist prej 8 fitoresh në 8 takime të zhvilluara, teksa mban titullin e kampionit të Europës në “Kick Box”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *