Ferit Keta kundër boshnjakut Janjanin, Prenga mbron titullin europian

Updated: 10:56 - Mars 18, 2017

Ferit Keta do të zbresë në ring sot në orën 19 për të sfiduar një tjetër kundërshtar. Luftëtari kuqezi do të ketë përballë në këtë duel i cili do ët zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, boshnjakun Drazan Janjanin. 28-vjeçari shqiptar pas peshimit tradicional që i paraprin një ndeshjeje boksi pranon përvojën e kundërshtarit por thekson se nuk ndjen aspak frikë në prag të kësaj përballjeje.

Vlerësimet për boskierin kquezi kanë qenë maksimale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani. Keta  deri më tani ka regjistruar 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara në boksin profesionist, 4 prej këtyte triumfeve kanë ardhur me knock-out, ndërkohë që kundërshtari i tij në duelin e sotëm , boshnjaku 27-vjeçar Drazan Janjnin ka një rekord prej 14 fitores dhe 10 disfatash.

Sot do të jetë një ditë e vecantë edhe për kristjan Prengën i cili në të njëjtin ring në Mynih të Gjermanisë do ët mbrojë titullin europian në kick-box përballë  gjermanit Sacha Brinkman, Në momentin e peshimit nuk mungoi as tensioni mes të dyve efekt

Megjithëse kundërshtari i 23-vjeçarit kuqezi, Brinckman ka një përvojë të gjatë duke llogaritur edhe moshën 41 vjeç, luftëtari shqiptar ka treguar se është absolutisht një ndër kick-boxerat më të aftë në peshën 100 kg dhe niset me petkun e kampionit në këtë sfidë të vështirë.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *