Europa League, Skënderbeu merr barazimin në Kazakistan ndaj Kairatit

Updated: 18:51 - Korrik 13, 2017

Skënderbeu ka arritur të marrë një rezultat mjaft premtues për kualifikimin më tej në turet eliminatore të Europa League duke barazuar në Kazakistan ndaj Kairat Almaty.

Korçarët kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në takimin e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës, por duke parë lojën e zhvilluar në fushë mund të thuhet pa frikë se meritonin fitoren.

Në minutën e 9-të zhbllokohet rezultati. Nga një aksion i rrjedhshëm i vendësve, Gerard Gohou i gjendur i lirë brenda zonës korçare gjuan saktë me të majtën duke mposhtur Shehin, 1-0.

Me avantazhin minimal të kazakëve mbyllet pjesa e parë, ku duhet theksuar se të besuarit e Ilir Dajës u munduan për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa rezultat.

Në fraksionin e dytë korçarët luajnë mirë dhe konkretizojnë me gol në minutën e 72-të. 1-1 dhe kështu mbyllet ky takim me korçarët që mund të luajnë të qetë në ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *