Europa League, Skënderbeu kualifikohet në fazën e “play-off” falë penalltive

Updated: 22:53 - Gusht 3, 2017

Skënderbeu ka arritur të kualifikohet në fazën e “play-off” të Europa League. Korcarët mposhtën në “Elbasan Arena” skuadrën e Mlada Boleslav me rezultatin 2-1, i njëjti rezultat me të cilin u mundën në Çeki (3-3, rezultati i përgjithshëm).

Në minutën e 18-të Janos kalon çekët në avantazh, përmes një gjuajtje të saktë brenda zone. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve.

Në 45 minutat e dyta Gledi Mici fiton një 11-metërsh pasi pengohet në mënyrë të parregullt brenda zone. Sabien Lilaj merr përsipër ekzekutimin, duke e dërguar topin në rrjetë. Minuta e 55-të dhe 1-1.

Në të 83’ Sebino Plaku bën të shpërthejë tifozëria korçare, pasi shënon dhe bën që rezultati i të dy ndeshjeve të barazohet.  

Koha e rregullt përfundon 2-1 dhe për të përcaktuar ekipin që do të kalojë turin duhen 30 minutat shtesë, dy herë nga 15’.

Në shtesë me gjithë rastet nga të dy ekipet rezultati nuk ndryshon dhe penalltitë vendosin ekipin që do të vazhdojë aventurën europiane.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët korçarë të cilët fituan 4-2 dhe u kualifikuan në fazën e “play-off”-it të Europa League. Vazhdon turi europian për “ujqërit e dëborës”…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *