Europa League, Shkëndija e Tetovës mposht me përmbysje 3-1 Helsinkin

Updated: 11:15 - Korrik 14, 2017

Shkëndija e Tetovës po konfirmohet si një ekip me mjaft potencial. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 3-1 Helsinkin në takimin e vajtjes i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Europës. Besart Ibrahimi ishte “MVP” i këtij dueli për ekipin shqiptar duke realizuar një tregolësh. Sfida nuk nisi mirë për skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani duke qënë se në minutën e 35-të finlandazët kaluan në epërsi. Pas zhvillimeve të një këndoreje Bejtullai nuk e devijoi si duhet sferën duke e përplasur në traversën e portës së tij, nga aty përfitoi menjëherë Jallow që me kokë e përcolli në rrjetë. Megjithatë Shkëndija reagoi dhe në mbyllje të segmentit rivendosi ekuilibrat. Një ndërhyrje e gabuar e Pirinen ndaj Radevski u gjykua me 11 metërsh nga arbitri. Besart Ibrahimi morri përsipër përgjegjësinë duke e dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë pas një aksioni të denjë për manualet e futbollit kaluan në epërsi efekt . Një kundërsulm i nisur nga Junior , vijoi me Radevskin i cili pasi kombinoi me Ferhan Hasanin i dha mundësinë kapiteni të shërbente për Besart Ibrahimin, i cili e konkertizoi me gol. Ish lojtari i Schalkes u ngjit në piedestal kur fitoi një tjetër 11 metërsh pasi u pengua nga Patronen, me këtë të fundit që u ndëshkua me kartonin e kuq. Nga pika e bardhë Ibrahimi u tregua edhe një herë i saktë duke i fiksuar shifrat përfundimtare në 3-1. Një rezultat favorizues në kuadër të sfidës së kthimit. Shkëndija këtë edicion synon kualifkimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *