Etrit Berisha shitet për 5 milionë

Updated: 12:21 - Qershor 17, 2017

Atalanta ka vendosur të blejë përfundimisht  portierin e kombëtares. Lazio dhe Atalanta  kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket transferimit të portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Ekipi romak, që drejtohet nga Igli Tare, ka pranuar ta shesë kartonin e Berishës për shumë e 5 milionë euro.

Sipas raportimit të “GianlucaDi Marzio.com”, zyrtarizimi i shitjes së kartonit të portierit shqiptar do të bëhet ditën e hënë.

Në këtë mënyrë, Berisha do të vazhdojë të luajë për Atalantën, skuadër ku gjatë këtij sezoni ishte në huazim dhe u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *