Erzen Rrustemi shpallet kampion bote, feston me flamurin e UÇK-së

Updated: 08:34 - Mars 19, 2017

Erzen Rrustemi është shpallur kampion i botës në versionin WBF.

Shqiptari e nokautoi boksierin Ricardo Ramirez në rundin e dytë, duke treguar edhe një herë për formën e tij të mirë.

Rrustemi kishte arritur të nokauton kundërshtarin edhe në rundin e parë, por me shumë mund Ramirez kishte arritur të vazhdojë meçin.

Takimi është zhvilluar në Aarhus të Danimarkës dhe Erzeni kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve që kishin ardhur për ta mbështetur.

Në fund të përballjes Rrustemi festoi me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke marrë kështu duartrokite të mëdha nga të pranishmit, më poshtë keni meçin e plotë.

/syri.net/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *