Ekuilibër në Korçë, Skënderbeu dhe Kukësi e mbyllin në barazim 1-1

Updated: 20:17 - Mars 17, 2017

Në barazim 1-1 e kanë mbyllur takimin e tyre Skënderbeu dhe Kukësi.Nga ky barazim i dy rivalëve fërkon duart Partizani që luan ndeshjen e rradhës me Korabin.

Të parët që gjejnë rrugën e rrjetës janë ujqërit e dëbores. Në minutën e 14′-të Skënderbeu kalon në avantazh. Mici kroson në zonë nga e majta dhe Shameti nuk arrin ta largojë rrezikun si duhet duke i dhënë mundësinë Latifit të godasë fort nga hyrja e zonës dhe të ndalë topin në rrjetën e Koliçit.

1-0 për kampionët në fuqi. Me gjithë rastet e krijuar pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në 45 minutat e dyta Skënderbeu kërkon golin e sigurisë ndërkohë që miqtë duan të mos provojnë humbjen e parë në kampionat.

Dhe kur dukej se kjo po ndodhte Kale tregon që është i zoti me goditjen e tij. Një top që futet në zonë nga e djathta përfundon në këmbët e Kale i cili bën një goditje spektakolare e ndal topin në rrjetë.

Minuta e 89-të Kukësi barazon shifrat 1-1. Pesë minutat shtesë të akorduara nga arbitri Klidenc Meta nuk ndryshuan asgjë mes ekipeve, vetëm futën më fort në rrugën për titull, rivalin, Partizanin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *