Ekspozohen në Shkodër 4 Kupat e Botës të fituara nga Italia

Updated: 19:25 - Tetor 9, 2017

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit sjellin për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombëtarja italiane e futbollit, gjatë historisë së saj të lavdishme sportive.

Ekspozita “4 herë Kampionë”, e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në orën 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovojë më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *