Edhe pse në koma, Michael Schumacher ka një mesazh për Lewis Hamilton

Updated: 19:17 - Gusht 26, 2017

Piloti anglez i Fromula 1, Lewis Hamilton arriti të barazojë gjermanin Schumacher për numrin e herëve që qëndron në Pole Position.

Familja e Michael Schumacher, pilotit të famshëm që prej kohësh ndodhet në koma pasi u përplas me një gur teksa bënte ski, ka një mesazh urimi për Hamilton.

Nga faqja zyrtare e Schumacher, familja e tij shkruan: “Ky është mesazh nga pjesëtarët e familjes së Michael Schumacher”.

“Përgëzime të mëdha për Lewis, i cili barazoi numrin e herëve që qëndron në podium aq sa dhe Michael, vërtet impresionuese. Ashtu siç thoshte edhe vetë Michael në kohën që garonte, rekordet janë bërë për t’u thyer. Kur ndodh, është arritje e madhe, dhe asnjë rekord nuk thyhet pa mjeshtëri. Kështu që ti e ke merituar Lewis, dhe shumë suksese,” shkruajnë familjarët e Schumacher.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *