E ardhmja e Marcelo Vierira-s është në Brazil

Updated: 16:19 - Prill 18, 2017

E ardhmja e Marcelo Vierira-s është në Brazil. Edhe pse ende nuk ka ardhur momenti për t’u kthyer në vendin e tij, mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit ka thënë në një intervistë për “Globoesporte” se do t’i pëlqente që një ditë të luante në Botafogo. Nga ana tjetër, nga një foto e publikuar në rrjetet sociale duket se klubi brazilian i ka të hapura dyert për Marcelo-n. Në foton e publikuar, duket një bluzë me numrin dhe emrin e Marcelos me mbishkrimin: “Këtu një Botafogen është gjithmonë i mirëpritur.”
Marcelo, të martën, do të luajë ndeshjen e 400 me skaudrën e Realit të Madridit. Gjatë intervistës, ai e komentoi këtë si diçka mjaft të bukur dhe tha se kurrë nuk e mendonte se do ta arrinte këtë shifër me këtë skuadër.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *