Dybala siguron tifozët: Jam gati për Barcelonën

Updated: 22:32 - Prill 17, 2017

U mendua në fillim se nuk do të luante në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës përshkak të një dëmtimi që mori në fundjavë kundër Pescarës.

Por ylli i Juventusit, Paulo Dybala  siguruar tifozët e klubit se ai me siguri do të jetë 100 për qind i gatshëm për të luajtur ndaj katalanasve të mërkurën në mbrëmje.

“Për fat të mirë unë kam qenë duke u stërvitur me ekipin. Unë me siguri do të jem me 100 për qind për të luajtur ndaj Barcelonës”, ka thënë Dybala për Tyc Sports”.

Dybala kohët e fundit ka rinovuar me bardhezinjtë deri më 2022, dhe thotë se ai kurrë nuk kishte ndonjë dyshim në lidhje me qëndrimin e tij në Torino.

“Rinovimi ishte zgjedhja ime, Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona nuk kanë asgjë më shumë se Juventusi. Kam biseduar me ta dhe u thash atyre se unë dua të qëndroj, jam shumë i lumtur në Juventus”, përfundoi ylli argjentinas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *