Dy pengjet e Milanit për merkaton

Updated: 07:58 - Shtator 8, 2017

Milani zhvilloi një super merkato këtë sezon duke afruar plot 12 lojtarë ku nga këta mund të përmendim yje si Bonucci, Andre Silva apo Calhanoglu.

Por drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, ka zbuluar se ka dy pengje për sa i përket marrëveshje që nuk arriti t’i finalizonte.

“Një lojtar që e kërkuam dhe në fund nuk erdhi? Përveç Aubameyang, nuk mund të them emrin tjetër. Do ta tregoj pas disa vitesh”, tha ai duke ruajtur kështu misterin rreth këtij transferimi që nuk u konkretizua, përveç atij të sulmuesit të Borusia Dortmund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *