Dortmund-Bayern, një “El Clasico”gjermane

Updated: 09:47 - Nëntor 4, 2017

Dortmund-Bayern është kthyer në një klasike të futbollit gjerman, dhe java e 11 e Bundesligës, përballë sot në 18:30 dy nga skuadrat më në formë për momentin në Gjermani.

Bayern i cili vjen pas fitores së mesjavës në Skoci, viziton në Signal Iduna Park Dortmundin, që të mërkurën nuk shkoj më shumë se një barazim ndaj Apoel.

Me rikthimin e Jup Henjnkes në stol, bavarezën nuk dinë të ndalen, ku në 6 ndeshjet midis kampionatit, champions dhe kupës, kanë arritur po kaq fitore, duke shënuar 15 gola dhe pësuar vetëm 2.

Në krahun tjetër , Dortmund nuk po kalon një situatë të qetë dhe barazimi me Apoelin në shtëpi e konfirmon këtë.

Një fitore e të besuarve  të Peter Bosz do e bënte më interesant kampionatin dhe do i ndalte hovin Bayernit, që kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë se verdhezinjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *