“Disiplina” gjobit Skënderbeun, Flamurtarin dhe Luftëtarin

Updated: 16:42 - Mars 9, 2017

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë sot në analizë sfidat e fundjavës së shkuar kur dhe ka vendosur një sërë masash në lidhje me organizimin e ndeshjes.

Disiplina ka vendosur që të gjobisë klubet e Skënderbeut, Flamurtarit dhe Luftëtarit me shumën 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Ja vendimet e plota:

1.KF “Korabi”, për përseritje të vonesa të tilla përpara fillimit të ndeshjes, paralajmerohet se do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplines, bazuar ne nenin 13 të KDS.
2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
4.“Flamurtari F.C”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
5.Lojtari i “Flamurtari F.C”, Ivan Jakovljevic, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.KF “Besa”, për sjellje jo sportive të spektatorëve, në bazë të nenit 66 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije). Ne aplikim te nenit 136/1.a te KDS, gjoba paguhet ne masen 50%.
7.Lojtari i KF “Këlcyra”, Ergert Shahini, për goditje me shkelm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a), dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtarët e KF “Laçi”, Elion Stafa, Ronaldo Gjinaj dhe Gentian Blini, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj secili pezullim nga aktiviteti.
10.Zyrtari i KF “Skënderbeu” U-19, Jani Kaçi,për sjellje protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me fjalë e xheste ofenduese, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Zyrtari i “AAS Shkodër” femra, Arben Parmeza, për nxitje të braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 55/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
12.Lojtari i KF “Teuta” U-17, Endi Hoxha për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, dënohet me 10(dhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS.
13.Zyrtari i KF “Teuta” U-17, Shpëtim Kuci, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a të KDS.
14.Mospranimin e kërkesës së KF “Delvina”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *