Dhuna në Shkodër, trajneri i Vllaznisë godet kapitenin e Tiranës, Karaj

Updated: 15:06 - Nëntor 20, 2016

Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll për meshkuj u ndërpre për disa minuta për shkak të përpalsjes fizike mes lojtarëve në parket. Megjithëse në momentin fillestar u duk se kapiteni i bardhebluve Erkand Karaj kishte goditur trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, pamje të reja zbulojnë se ka qënë tekniku i shkodranëve ai që ka goditur fillimisht lojtarin e Tiranës.

Takimi i javës së 6-të në kampionatin shqiptar të basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës që u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës u njollos nga një episode i rëndë dhune. Në minutën e 9-të lojtarët e të dyja skuadrave u konfrontuan fizikisht duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.

Në pamjet fillestare u shfaq kapiteni i Tiranës Erkand Karaj teksa godiste trajnerit e Vllaznisë, Bledar Gjeçajn, megjithatë një ditë më vonë u zbardh e vërteta e atij momenti.

Ku duket qartë që ka qënë tekniku i shkodranëve ai që fillimisht ka goditur 34 vjeçarin, e më tej ky i fundit ka reaguar.

Një akt vërtetë për tu analizuar nga komisionet përkatëse në Federatën Shqiptare të Basketbollit,  që normlaisht do të analizojnë situatën e krijuar për të përcaktuar përgjegjësit kryesor, teksa të gjithë mund të nxjerrin përfundimet e veta nga pamjet e ofruara.

Pas këtij momenti loja rifilloi dhe në fund gjithçka u myll me fitoren 84-66 të Tiranës që këtë sezon synon titullin kampion.

dhuna-ne-shkoder3 dhuna-ne-shkoder2 dhuna-ne-shkoder

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *