Dëmtohet rëndë Ghoulam, mbrojtësi do të mungojë 6 muaj

Updated: 18:05 - Nëntor 2, 2017

Mbrojtësi i Napolit, Faouzi Ghoulam pësoi një dëmtim ndeshjen e mbrëmshme ndaj Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës së Kampioneve, ku u duk se nuk ishte ndonjë gjë serioze.

Ndërsa mëngjesin e sotëm u mësua se mbrojtësi algjerian, pas ekzaminimeve të mjekëve, do duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale.

Pas analizave mëngjesin e sotëm, mbrojtësi ka pësuar një frakturë në gjurin e djathtë, dhe menjëherë të premten do kryejë operacionin. 26-vjeçari ka këputur ligamentin e gjurit, dhe do mbetet jashtë fushave për të paktën 5-6 muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *