Dëmtohet rëndë Conti, lojtari pritet të mungojë 6 muaj

Updated: 11:49 - Shtator 16, 2017

U vlerësua fillimisht si një dëmtim i lehtë por nuk rezultoi ashtu në përfundim. Blerja e kësaj merkatoje e Milan, Andrea Conti ndëshkohet rëndë nga fati i keq.

Mbrojtësi italian ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe pritet të mungojë rreth 6 muaj në fushë e blertë, duke humbur kështu fazën e parë të sezonit.

Vetë klubi i Milanit e dha njoftimin në faqen zyrtare ku shkruhej:

“Futbollisti Andrea Konti, pasi iu nënshtrua analizave instrumentale dhe klinike, u diagnostikua me një këputje të ligamentit të përparmë të gjurit të majtë. Mbrojtësi kuqezi do t’i nënshtrohet mëngjesin e të shtunës ndërhyrjes kirurgjikale me artroskopi për të rindërtuar ligamentin e këputur. Ky operacion do të kryhet nga profesor Herbert Shënhuber. Koha e riaftësimit vlerësohet rreth gjashtë muaj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *