Dëmtohet Mavraj, qendërmbrojtësi do qendroj 1 muaj jashtë, humbet Italinë

Updated: 18:37 - Mars 3, 2017

Tronditet rëndë ekipi përfaqësues në prag të ndeshjes me Italinë nga dëmtimi i Mërgim Mavraj.

Njëzet e një ditë para ndeshjes me axurret, për Kombëtaren vjen një lajm shumë i keq. Mërgim Mavraj nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Xhani De Biazi për sfidën kualifikuese të 24 marsit në Palermo.

Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim me Hamburgun që pritet ta lërë jashtë fushave për katër javët e ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i ekipit gjerman, Markus Gisdol, në konferencën për media në prag të takimit të nesërme me Herthën e Berlinit.

30-vjeçari ka pësuar një tërheqje në ligamentet e gjurit të majtë gjatë ndërhyrjes që shkaktoi penalltinë e parë në humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Borusia Mynshengladbahut në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë të martën.

Mavrajt do t’i duhet një muaj për ta shkelur sërish fushën, nuk do të kryej ndërhyrje kirurgjikale thjesht duhet pushim absolut.

Zemra e mbrojtjes tanimë është në probleme serioze, pa Xhimshitin e demtuar dhe me Ajetin jo në formë të mirë sportive. Këtyre i bashkangjitet edhe dëmtimi i Mavrajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *