Dëmtimi i Edgar Çanit, flet vetë sulmuesi: Ishte pasojë e stërvitjes

Updated: 21:58 - Gusht 29, 2017

Pak ditë më parë klubi i Partizanit publikoi një deklaratë të mjekut të “demave të kuq”, i cili shpjegonte situatën e sulmuesit të afruar këtë merkato, Edgar Çanit dhe dëmtimit të tij.

U krijuan shumë dilema në lidhje me situatën por Partizani ka përdorur vetë futbollistin për të sqaruar zërat rreth tij dhe dëmtimit si dhe çfarë procedurash po ndjek për tu rikthyer sa më shpejt në urdhrat e trajnerit Iuliano.

“Gjendja ime fizike ka ardhur si rezultat vetëm i mbingarkesave në stërvitje. Aktualisht po ndjek një program me intensitet të lart trajtimi në kujdesin e stafit mjekësor e shoqëruar me një përgatitje atletike të diferencuar nga grupi. Ndërkohë përgatitjen tekniko-taktike vazhdoj ta zhvilloj normalisht me skuadrën. Shpresoj që në të ardhmen nuk duhet të reagoj për formën time dhe të mos më duhet të mohoj fjalë jo të deklaruara nga unë personalisht, sepse nuk janë pjesë e profesionalizmit tim dhe nuk i shërbejnë pozitivisht ambientit te Partizani”, janë fjalët e futbollistit të publikuara nëpërmjet faqes së klubit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *