Del në pah emri i Immobiles për sulmin e Milan

Updated: 19:22 - Gusht 9, 2017

Milan po kërkon prej kohësh një sulmues. Emrat që kanë qarkulluar këto kohë në media kanë qenë të ndryshëm si Aubameyang, Belotti, Diego Costa apo dhe Kalinic. Por kohët e fundit një tjetër emër ka dal në pah për sulmin e kuqezinjve.

Flitet se ka pasur një interes të drejtuesve të Milanit për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Një zë që në fund, si kuqezinjtë, ashtu edhe Lazio, kanë hedhur momentalisht poshtë. Por që mund të ketë dicka më konkrete në ditët në vijim.

Milanit do i interesonte një lojtar që do të kishte pagë më të ulët krahasuar me sulmuesët e tjerë si Aubameyang apo Diego.

Për sa i përket cmimit të lojtarit, nëse presidenti Lotito do dojë të nisë bisedimet, shifra varion mes 30 dhe 50 milionë eurove, nga e cila Lazio do të arrinte një plusvalencë të konsiderueshme.

Edhe një vit më parë drejtuesit e “djallit” kishin bërë një përpjekje për sulmuesin, i cili i pëlqen shumë trajnerit Montella

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *