Deklaratat e gjyqtarëve, Juventus – Milan shkon në gjykatë

Updated: 15:58 - Mars 15, 2017

Një ndeshje futbolli, një nga klasiket e Italisë dhe jo vetëm, ka përfunduar në dyert e gjykatës. Penalltia e akorduar nga arbitri në favor të bardhezinjve është “molla e sherrit”, që i ka kaluar kufijtë e Italisë. Ajo që ngjalli reagimin dhe irritimin e futbollistëve të Milan-it, rezulton të jenë deklaratat kontradiktore të gjashtëshes së arbitrave. Në fakt, rezulton se trajneri i Milan-it, Montella u ka kërkuar arbitrave të mësojë se cili prej tyre ka akorduar penalltinë dhe e ka marrë një përgjigje.

Arbitri i katërt konfirmonte se kishte qenë asistenti i portës që kishte tërhequr vëmendjen për prekje të topit me dorë. Por, vetë asistenti i portës interpeloi duke deklaruar se kishte qenë vetë arbitri kryesor ai që kishte vendosur për penalltinë. Në të vërtetë, arbitri ishte tërësisht i mbuluar dhe nuk mund të shihte. Për këtë arsye janë dhënë deklarata dhe versione kontradiktore mes tyre, që kanë bërë që çështja të shkojë më tej.

Tashmë i është kërkuar prokurorit të drejtësisë sportive që të grumbullojë deklaratat e arbitrave dhe dëshmitë me qëllim që të qartësojë korrektësinë e sjelljes së arbitrave në lidhje me deklaratat e lëshuara. “Arbitri i futbollit është përgjegjës për të vendosur mbi vërtetësi dhe korrektësi në deklaratat që jep” – është një nga pikat e rregullores. Tashmë çështja duhet të përfundojë në tryezën e Gjykatës Sportive./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *