Debuton Ahmedi, ekuilibër midis Liverpulit dhe Seviljes 2-2 në shtëpi

Updated: 10:03 - Shtator 14, 2017

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit  Valon Ahmedi , që u grumbullua nga Cristian Panucci, ka debutuar në grupet e Ligës e Kampioneve me fanellën e Maribor në ndeshjen kundër Spartak Moskës. Futbollisti shqiptar nuk arriti të linte konkretisht shenjë në ndeshjen duelin që përfundoi në barazimin 1-1.

Mesfushori ofensiv i përfaqësues kuqezi u zëvendësua në minutën e 69 të sfidës kur rezultati ishte 1-0 për ekipin rus, por më pas Bohar realizoi golin që i dha një pikë Mariborit. Në ndeshjen tjetër të grupit Liverpuli priti në “Anfild Road” skuadrën e Seviljes.

Djemtë  e trajnerit gjerman Jurgen Klop u befasuan kur pësuan në fillim të ndeshjes një gol nga spanjollët me autor Ben Heder. Ndeshja tjetër e grupit, mes Liverpulit dhe Seviljes është mbyllur në barazim 2-2.

 Anglezët përmbushën  ndeshjen në pjesen e parë me Firmino e Salah, ky i fundit i ndihmuar edhe nga nje devijim i iberikeve. Në pjesën e parë të takimit, vendasit kishin mundësi te shënonin edhe një tjeter gol, por shpërdoruan mundësinë për të mbyllur ndeshjen kur Firmino humbi një penallti.

Ne pjesën e dytë Liverpuli kishte disa mundsi te tjera por nuk i shfrytëzoi dhe ligji i pashkruar i futbollit funksionoi. Po të mos shënosh, do ta pësosh.

Kështu, në minutën e 72-të, Korrea realizoi golin e barazimit 2-2, që lë të hapur grupin për dy skuadrat favorite për të kaluar në fazën tjetër. Te kater skuadrat ne grupe kanë nga 1 pikë pas ndeshjeve të para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *