Data e mbylljes së merkatos verore mund të ndryshojë!

Updated: 22:36 - Shtator 6, 2017

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin mbështet idenë dhe është i gatshëm të miratojë ndryshimin e datës së mbylljes së merkatos së verës.

Ai shprehet se është e cuditshme që një lojtar të nisë sezonin me një skuadër dhe pas disa ditësh të luajë diku tjetër.

“Jam i ndërgjegjshëm që po zhvillohet një diskutim serioz në të gjithë Europën mbi mundësinë e afrimit të datës së përfundimit të merkatos verore. Ne, nga ana jonë, jemi duke ndjekur me vëmendje këtë kërkesë”, tha Ceferin.

“Sipas këndvështrimit tim, nuk është diçka pozitive kur disa lojtarë e nisin sezonin me një skuadër të caktuar, e brenda pak ditësh ndryshojnë fanellë. Më duket sikur krijon paqartësi. Për këtë arsye jam në favor të afrimit të datës së mbylljes së merkatos”, deklaroi ai në fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *