Danilo drejt Chelsea, blutë ofrojnë 25 milionë euro Realit

Updated: 12:10 - Korrik 17, 2017

Mbrojtësi brazilian i Real Madritit duket se e ka gjetur destinacionin e ri për sezonin e ardhshmën. Ai mendohet të jetë Stamford Bridge në Londër.
Duke mos qenë në planin e trajnerit Zinedin Zidane për sezonin e ri , 26-vjeçari ka kërkuar me ngulm largimin nga “Los Blancos”.
Lumë ofertash kanë zbarkuar te galaktiket.

Pak më parë Juventus ishte shumë pranë, por marreveshja nuk u pragmatizua pasi “Zonja e Vjetër” nuk ishte gati të afronte shumën e kërkuar nga klubi spanjoll, edhe pse vetë Danilo shihej si zëvendësuesi ideal i Dani Alvesh

Nga ana tjetër, edhe Bayern Munich shfaqi interesim .Kjo ide përforcohet nga besimi i teknikut Italian Carlo Anceloti, i cili e sheh si zëvendësuesin ideal për ish kapitenin legjendar Philip Lahm.
Por pista me e mundshme mbetet Chelsea.

Trajneri Conte dëshiron me ngulm një mbrojtës me tipare të Danilos që do ti bënte mjaft punë për të zbatuar skemat e tij taktike.
Aq më tepër që Ceelsi do të marrë pjesë në shumë kompeticone në sezonin e ardhshëm.
Chelsie për futbollisti oferon 25 milionë euro, ndërkohë kërkesat e presidentit pres shkojnë 31 milionë euro.
Duket se diferenca nuk është e madhe dhe palët mund të gjejnë të mesmen e përpjeshme që operacioni të realizohet .

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *