CR7, përjetë me Realin, ylli i futbollit botëror deklaron  për “AS” dashurinë me galaktikat

Updated: 13:28 - Shtator 12, 2017

Cristiano Ronaldo ka vendosur te qendrojë  përgjithnjë në Madrid. Portugezi duket se e ka kaluar momentin e vështirë midis dy paleve, një ngërç ekzistonte para pak muajsh. Lajmi konfirmohet  nga gazeta IBERIKE  “AS ”, ku midis të tjerash ,thuhet se 32 vjeçari do teë qëndrojë te Reali edhe shumë vite.

I pyetur nga mediat spanjolle me të ardhmet e tij, lojtari ka sqaruar opinion sportiv se do të vazhdojë të qëndrojë në “Bernabeu”.

Portugezi është shprehur se i pëlqen projekti ambicioz i presidentit Florentino Perez. 4 herë fituesi i topit të artë, ndjehet mire në Madrid dhe klubi nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e tij. Të gjitha keto informacione, sfidojnë lajmet që vinin nga portugezja A bola. E cila nepermjet reportazheve te saj rrëfente se sumuesi ishte i pakënaqur ne Madrid dhe do te nderronte ambient.

Madje portugezet nepermjet shkrimeve te tyre tregonin se kjo lëvizje do te ndodhte shumë shpejt. Aktualisht ,Ronaldo eshte i pezulluar nga federata spanjolle me 4 ndeshje pas atij incidenti qe shkaktoi me arbitrin ne superkupen e Spanjes  përballe Barcelones. Ronaldo pritet te rikthhet te luajë nën urdhrat e trajnerit Zinedi Zidane pas shlyrjes së pezullimit në fundjave në La liga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *