Chelsea zyrtarizon mesfushorin Tiemoue Bakayoko

Updated: 21:44 - Korrik 14, 2017

Sagës së transferimit te Tiemoue Bakayoko tek Chelsea i erdhi fundi. Shifra prej 40 milionë paund vulosi ditën e mërkurë  marrëveshjen mes palëve, Monakos dhe Chelseat. Në të vërtetë Blutë e  Londrës prej kohësh kanë qënë në bisedime me kampionët e Ligës së Parë Franceze, me të cilët paraprakisht transferimi dukej i mbyllur ashtu sikurse ishte vendosur edhe paga që do të merrte 22 vjecari francez, por ajo cka mbante pezull këtë marrëveshje ishte pikërisht gjendja shëndetësore e mesfushorit, pasi Chelsea kurrsesi nuk mund të firmoste për një lojtar të dëmtuar.

Gjithsesi, pas një ndërhyjrje të lehtë që kreu në gju gjendja e përgjithshme e Bakayokos në këtë hark kohor u paraqit mjaft e mirë dhe pas vlerësimit, stafi mejkësor i Chelseat beson se me trajtimin e duhur ai do të rikuperojë formën optimale brenda pak kohësh. Me këtë blerje buxheti i shpenzuar nga Klubi i Chelseat në këtë merkato arrin shifrën e £75milionë paundëve, pasi vetëm pak kohë më parë kontraktuan edhe Antonio Rudiger nga Roma për 35 milionë paund.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *