Chelsea, Man Utd e Reali në ndjekje të Andrea Belottit

Updated: 20:48 - Mars 7, 2017

Andrea Beloti ka përfunduar në listën e dëshirave të disa klubeve europiane. Golashënuesi më i mirë i momentit në kampionatin italian kërkohet nga Çelsi, Mançester United dhe Reali i Madridit, megjithatë presidenti i Torinos kërkon 100 milion euro për shërbimet e 23 vjeçarit italian.

Andrea Bellotti ka qënë deri më tani një nga surprizat më të bukura të kampionatit Italian. Sumuesi kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Serinë A me 22 gola të realizuar. Tashmë shumë klube të njohura në Europë kanë nisur të lëvizin me synim afrimin e 23 vjeçarit.

Pak ditë më parë presidenti i Torinos Urbano Cairo e vlerësoi kartonin e Belottit 100 milion euro, një shifër e lartë, por që nuk ka ndikuar aspak në ambiciet e një klubi anglez për ta transferuar italianin dhe ky klub është Chelsea i Londrës.

Siaps mediave në gadishullin apenin, trajneri i bluve Antonio Conte ka vendosur në majën e listës së dëshirave për edicionin e ardhshëm pikërisht “Il Gallon”.

Diego Costa me shumë gjasa do të largohet nga “Stamford Birdge” në drejtim të kampionatit kinez të futbollit dhe tekniku i skuadrës që kryeson Premier Leaguen sheh tek Belotti zëvendësuesin e tij ideal.

Megjithatë nuk janë vetëm londinezët në gjurmët e italianit, por edhe klubi i Manchester United. Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Anglisë janë të gatshëm të shpenzojnë edhe shifra tejet të larta për të përfituar kartonin e sulmuesit.

Një tjetër klub mjaft i pasur është Reali i Madridit. E ardhmja e Benzemas me ngjyrat e bardha është në dyshim dhe drejtuesit madrilen po mendojnë për zëvendësuesin e francezit.

Edhe në këtë rast ashtu si tek Chelsea, Belotti është një alternativë mjaft e vlefshme për trajnerin Zinedine Zidane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *