Champions, Tottenham leksion Realit, Man City mposht Napolin

Updated: 22:48 - Nëntor 1, 2017

Real Madrid është mposhtur për herë të parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Madrilenët u mposhtën në transfertën ndaj Tottenham Hotspurs me rezultatin 3-1, ku shkëlqeu me dy gola talenti Dele Alli.

Londinezët gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të bukur, e cila u shpërblye me fitore që u siguroi kalimin e fazës së grupeve ndërsa Real duhet të pres ndeshjet e tjera për të siguruar kualifikimin.

Golat për anglezët u shënuan nga Alli (27’, 56’) dhe Eriksen (65’) ndërsa për madrilenët shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 80-të.

Ndërkohë Napoli i Elseid Hysaj u mposht në shtëpi nga Manchester City me rezultatin 4-2. Me këtë fitore, Manchester City e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Napoli, nga ana tjetër, është në prag të eliminimit nga gara më e madhe evropiane për klube.

Ja rezultatet e ndeshjeve të së mërkurës:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *