Champions League, Bonucci: Nuk e duam Bayernin në çerekfinale

Updated: 16:08 - Mars 15, 2017

Skuadra e Juventusit arriti të kalonte në raundin e cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve pas fitores së mbrëmshme ndaj Portos.

Mbrojtësi italian Leonardo Bonucci është shprehur se në çerekfinale nuk do e dëshironte një short përballë Bajernit të Mynihut, shkruan “Football-Italia”.

“Shorti? Nëse më duhet të zgjedh se me cilin ekip të mos takohemi do të them Bajerni i Mynihut sepse është ekip shumë i kompletuar. Kurse ekipi që më entuziazmon më shumë është Barcelona. Ka bërë një rikthim të madh dhe është stimulim i madh të ndeshemi me ekipin që na ka mposhtur në finale dy vjet më parë”, theksoi Bonucci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *