Carvajal drejt shërimit , Kaka largohet nga SHBA

Updated: 14:07 - Tetor 12, 2017

Flesh Sport

Virusi që i shkaktori probleme me zemrën, mbrojtësit të Reali të Madridit, Dani Carvahal është zhdukur. 25-vjecari iu nënshtrua trajtimeve të specializuara ka dhënë efeket.
Nderkohe Kaka largohert nga futbolli amrikan, dhe Zlatan Ibrahimovic eshte gati per tu rikthyer ne Old Traford.

 

Sidoqoftë trajtimi ende nuk mund të konsiderohet 100% i përfunduar pasi mjekët që po merren me Carvahal kanë vendosur që lojtari të vazhdojë të jetë nën kujdesin e tyre deri sa gjëndja e tij të stabilizohet. Mbrojtësi prej 30 shtatorit ka braktisur cdo aktivitet fizik. Carvahal vuan nga një lloj virusi që në rast mos trajtimi përbën rrezik të madh për lojtarin, cka do ti shkakonte atij aritmi si dhe pasoja akoma edhe më të rënda. Sidoqoftë stafi mjekësorë duket optimist për gjëndjen shëndetësore të 25-vjecari dhe trajtimi po ecën me ritme të kënaqshme. Në fillim frika ishte e madhe, pasi mendohej që spanjollit do ti duhej ta braktiste përgjithmonë futbollin në një moshë fare të re.Sidoqoftë situata tashmë duket drejt normalizimit dhe ndoshta Carvahal shumë shpejt do të ketë mundësi ti bashkohet sërish pjesës tjetër të grupit.

 

Manchester United po përgatit festën e mirëseardhjes për një lojtar unikal, njëherazi shumë karizmatik. I tillë është gjigandi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili duket se ka djegur të gjitha etapat e fazës së rikuperimit pas dëmitmit të rëndë që pësoi në gju gjatë muajit prill, që e penalizoi duke lënë jashtë fushë për kaq shumë kohë. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht deri në momentin që sulmuesi do të zbresë në fushë. Tifozët e djajve të kuq duket se nuk kanë më durim dhe kërkojnë të dinë një datë, një vend, një kundërshtar përballë të cilëve do të duelojë bomberi 36-vjecar, i cili duket se nuk i ndjen vitet mbi shpinë. Për këtë mendon e ërditshja britanike The Mirror, e cila zbulon se në datë 2 dhjetor, në Londër, përballë Arsenalit, në stadiumin e Emirates, do të jetë i gatshëm ai, Zlatan Ibrahimovic!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *