“Calhanoglu do ta kthejë Milan-in lart”

Updated: 15:34 - Gusht 8, 2017

Trajneri i Turqisë, Mircea Lucescu, ka zhvilluar një vizitë në Milanelo, ku ka folur për televizionin “Milan TV”: “Jam këtu për t’u njohur me Calhanoglu. Ai konsiderohet një nga talentet më të mëdha të Turqisë”.

“Më pas do të shkoj te Barcelona për të folur me Arda Turan dhe në Gjermani për t’u takuar me të tjerët. Është e rëndësishme të njihemi para fillimit të përgatitjeve për ndeshjen kundër Ukrainës. Falënderoj Vincenzo Montella-n për mundësinë, sepse kur i kam telefonuar është treguar menjëherë i gatshëm. Kam dashur të di edhe nga ai për sjelljen e lojtarit dhe më ka folur shumë mirë për të”.

Për Hakan Calhanoglu: “Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë, është një lojtar i zgjuar, që ka dëshirë ta kthejë klubin aty ku i takon dhe jam i bindur se do ta bëjë. Ka filluar menjëherë të mësojë italishten dhe kjo do të thotë se ka dëshirë të bëhet shumë shpejt pjesë e grupit. Përveç kësaj, cilësitë e tij teknike dhe atletike janë gjëja më e rëndësishme. Shpresojmë që ai të jetë ai lojtar që të gjithë shpresojnë të bëhet. E ndien të tijin numrin 10 dhe jam i bindur se do të dijë ta interpretojë shumë mirë atë pozicion”.

Në lidhje me sezonin që e pret Milan-in: “Shpresoj se do të luftojë për titullin me JuventusInter dhe Roma-n. Milan mund ta bëjë”, shkruan telesport.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *