Bonucci mbërrin në Milano, firmos kontratën

Updated: 16:06 - Korrik 14, 2017

Milani mund të konsiderohet si “mbret” i Merkatos në Itali. Lëvizja e përfolur dy ditë më parë dhe që dukej në kufijtë e të pabesueshmes tashmë është konkretizuar. Leonardo Bonucci sezonin e ardhshëm do të luajë për kuqezinjtë.

30-vjeçari mbërriti në zyrat e klubit nga Milano i pritur nga qindra tifozë kuqezi dhe nënshkroi kontratën. Mbrojtësi i përfaqësueses italiane do të përfitojë 6.5 milion euro në sezon për një marrëveshje, e cila do të ketë një afat 5 vjeçar. Kjo është goditja më e madhe deri më tani e merkatos së 18 herë kampionëve të Italisë.

/oranews.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *