Boks, Mario Sokoli shpallet kampion kombëtar për U18

Nga:Endri Farka

Updated: 18:29 - Tetor 5, 2016
14569121_1118268418227700_1357519918_n

Mario Sokoli është shpallur kampion kombëtar për moshat U18 në sportin e boksit.

Sokoli mundi në finale boksierin e Flamurtarit Sedino Elezaj.

Elezaj humbi me nokaut teknik TKO që në raundin e parë

Mario Sokoli gjithashtu mori çmimin boksieri më i mirë teknik për peshën 81 kg.

Ai tha se ishte stërvitur shumë për të arritur deri këtu, por synonte akoma më shumë.

“Së pari falenderoj trajnerin tim Ilir Shametaj për punën e përkushtuar që ka bërë. Ai më ka ndihmuar shumë me stërvitjen time gjatë gjithë kësaj kohe. Në Shqipëri kohët e fundit është rritur niveli i boksit dhe ndeshjet sa vijnë e vështirësohen. Por me stërvitje të pandashme, përqëndrim e vullnet arrita ta fitoj finale bindshëm. Synimi im nuk ndalet këtu, por dua të fitoj medalje në ringjet europiane”  tha Mario.

Ndryshe nga vitet e tjera kampionati i boksit për të rinjtë e moshës nën 18-vjeç kishte më shumë konkurentë.

3 2 1o

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *